DIVJAKE– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi prisnin dru në mënyrë të jashtëligjshme në pyllin e Divjakës. Në pranga kanë rënë shtetasit Emiljan Sina, 35 vjeç, dhe Julian Çela, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Spolat. Të dy këta persona janë arrestuar në flagrancë teksa prisnin dru në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar lëndën drusore, ndërsa dy të rinjtë akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për procedim të mëtejshëm.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb