Janë dashur 7 ditë nga fillimi i Botërorit për t’u ‘prerë’ koka e parë e një trajneri.

Pas 2 humbjeve në 2 ndeshjet e parë Egjipti ka marrë vendimin për të mos rinovuar me trajnerin Hector Cuper. Pritshmëritë e Egjiptit u shuan fillimisht me dëmtimin e Salah, më pas edhe me dy humbjet radhazi me Uruguain dhe Rusinë, duke bërë që federata ta nxitojë divorcin me argjentinasin.

Cuper do të jetë në drejtimin e Egjiptit për herë të fundit në ndeshjen me Arabinë Saudite, më pas do të përfundojë marrëdhënia mes dy palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb