Vizita e presidentit turk Erdogan në Shqipëri ishte fokusi  në emisionin e ‘Pikat mbi i’ në ‘News 24’.

Analisti Artur Zheji u shpreh se të gjithë pritjen e sotme e sheh si një feedback elektoral, ndërsa u shpreh se kostoja e imazhit që paguan Shqipëria është shumë më e lartë.

‘S’ka gëzim më të madh për Beogradin se sa të shohë një ftohje të Tiranës me Prishtinës. Por gjithë kjo pritje dhe ky hyjnëzim i Erdogan kur sheh të gjithë ato apartamente shteti shqiptari thotë faleminderit. Por në pikëpamjen e ngushtë të dhuratës ne duam një sebep për të treguar dhe dhënë dimensione internacionale, është e gjitha një feedback elektoral i tij dhe jemi gati të vendosim emblemën turke si shpëtimtar të Shqipërisë. Erdogan është politikan i zgjuar dhe i di çfarë i duhet Ramës. Në doktrinën Erdogan aty ku ka qenë perandoria turke aty ka rikthim të zonës së influencës turke. Ne kemi qenë një vend i 300 katedraleve, flas nga pjesa ilire, post ilire Dardania. kemi qenë vend i krahasuar me Venedikun. Pra kemi pasur një tjetër fizionomi, ne nuk u iluminuam, por ne u pushtuam. Ti jap oksigjen të vazhdojë për konsum elektoral të brendshëm është i pakëndshëm. Në zemrën e Kurbinin tani kemi të shfaqje. Kostoja e imazhit që paguan Shqipëria është shumë më e lartë’, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio , Zheji po ashtu tha se Turqia ka pasur rol të rëndësishëm në zhbllokimin e Shqipërisë komuniste në arenën ndërkombëtare, ndërsa shtoi se influencimi i votave të shqiptarëve, apo dhe votave të turqve me origjinë shqiptare, ka ndikim në Turqi.

‘Influencimi i votave të shqiptarëve, apo dhe votave të turqve me origjinë shqiptare, ka ndikim në Turqi. Turqia ka qenë e rëndësishme për të zhbllokuar Shqipërinë komuniste në arenën ndërkombëtare. Ne kemi interesa për Turqinë. Serbia se fsheh ndikimin e saj tokësor në Kosovë. Një pjesë e qarqeve ekstremiste greke se fsheh se ekziston Vorio-Epiri. Turqia jep një lloj ekuilibri në kuadër rajonal, por duhet të jepet mbështetja e Brukselit. Ne aty e kemi delegimin e sovranitetit. Vëllazëria është një lojë fjalësh’, tha më tej ai.

Nga ana e tij diplomati Agim Nesho, tha se po shihet një deformim gjeopolitik, duke shtuar: ‘Në aspektin gjeopolitik e ka një dalje alternative nëse dështon ndaj të gjitha përpjekjeve që ka populli shqiptar për t’u futur në botën euroatlantike’.

‘ Kostoja është shumë e lartë sepse vë në dyshim të ardhmen tonë europiane. Një rikthim në neutomani. Por çfarë efekti ka në zhvillimin e shtetit shqiptar dhe a do bëhemi pjesë e një ish-perandorie pavarësisht vlera që do sjellin kjo është edhe ajo që diskutohen. Erdogan në oratorinë e tij ishte i qartë. Deri tani Turqia është vend vëllazëror me Shqipërinë. Duke personalizuar politikën e jashtme shqiptare kërkon të ketë një rol tejet saj. Nëse me Beogradin futet në tentativë, me Turqinë ka marrëdhënie tjetër. Në aspektin gjeopolitik e ka një dalje alternative nëse dështon ndaj të gjitha përpjekjeve që ka populli shqiptar për t’u futur në botën euroatlantike’, tha më tej Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb