Probleme fizike për Leo Messin, i cili pasi mungoi në disa ndeshje me Inter Miamin, duket i destinuar të mos kontribuojë me kombëtaren e Argjentinës. Në listën e publikuar nga MLS me lojtarët e impenjuar me kombëtaren, nuk figuron emri i Messit.  Kështu, “pleshti” nuk do luajë në turneun e shkurtër të Argjentinës në SHBA, për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Dy ndeshjet e radhës për Argjentinën duken të lehta në letër. Në program është takimi të premten më 22 mars në Filadelfia kundër El Salvadorit dhe të martën më 26 në Los Angeles kundër Costa Rikës.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: