Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi sot 4 propozime lidhur me profesionet e lira.

Meta e konsideroi si kriminal taksimin e profesioneve të lira, ndërsa u shpreh se janë vendosur taksa ekstremisht të larta.

Në këtë kuadër, Presidenti i PL-së tha se në një asnjë vend të rajonit nuk ka një penalizim të ngjashëm në masën 23%.

“Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskale me qëllim garantimin:

✅ E një sistemi fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmagie dhe evazion.

✅ Uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.

✅ Një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe me një numër sa më të vogël të taksave.

✅ Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me normë tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb