Kreu Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur sot llogarinë e tij personale në rrjetin social Tik Tok.

Me anë të një video-mesazhi, kreu i demokratëve u shpreh se teknologjia është e do mbetet një pasion i tij. Duke iu drejtuar të rinjve, Berisha tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik. Duke kujtuar thënien e kryeministrit Edi Rama, se në Shqipëri ka punë por jo profesionistë, Berisha tha se qendron e kundërta dhe vendit tonë i mungon vetëm lidershipi.

Ai u tha të rinjve se  kanë mundësi të kthejnë vendin në një ‘Silicon Valley’ të Europës.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound – Sali Berisha

“Mirëdita!
Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali me një përparim të shpejtë.

Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internet 3, kriptoteknologjsë, inteligjencës artificiale.

Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech.

Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka.

Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare. Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndërroni Shqipërinë në një Silicon Valley të Europës dekadën që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni.

Ndaj dhe ju ftoj, le të bashkohemi me forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju, këtu në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj.
Faleminderit!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: