I ftuar në emisionin e “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”, futbollisti i Teutës, Gerhard Progni, analizoi ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon, teksa nuk nguroi të fliste edhe për ish-skuadrën e tij Partizani, duke e uruar për titullin kampion:

“Do kisha dëshirë të dilja kampion me Partizanin, sepse kam dalë kampion me Skënderbeun. Më bëhet qejfi për ata çunat dhe drejtuesit që dolën kampion.

Futbolli për tifozët luhet dhe është mirë me ta. Të jep adrenalinë. Varet nga karakteri i lojtarëve. Ka lojtarë që nuk e përballojnë dot presionin e tifozerisë. Kjo besoj ka qenë arsyeja pse Tirana nuk pagoi për të luajtur me tifozë.

Tirana ka qenë shumë lart se ne kur jemi përballur. Habitem se si Tirana ka përfunduar kështu. Mendoj se nuk janë konstantë. Kanë luhatje. Duhet të ketë probleme brenda klubit, nuk di c’të them gjë tjetër.

Ne luftojmë për objektivat tonë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Kastriotin. Shpresojmë t’ia dalim që këtë javë dhe javën tjetër mos lodhemi shumë”, u shpreh Progni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb