Analisti Agron Gjekmarkaj teksa ka komentuar progres-raportin e Bashkimit Europian për vendin tonë, deklaroi se Shqipëria ka ngelur në këtë drejtim.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se integrimi në Shqipëri ka ngecur prej 5 vitesh, ndërsa shtoi se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson shumë kjo çështje.

“Në vendin tonë s’ka asnjë standard europian. Edhe djemtë e vajzat e mira duhet të falën tek parti njëherë nëse duan të kandidojnë kudo. Dhe s’mund të bëjnë jetë të pavarur politike nëse nuk e thyejnë shpinën tek shkopi politik i partive të mëdha. Kryeministrit s’i intereson integrimi në këto momente, pasi i i krijohet kontradiksion me mandatin e tretë që kërkon të marrë. Nëse analizojmë muajt e fundit, Bundestagu, partitë popullore e këshillojnë; “Mos e bëj këtë”. Dhe ai e bën (Rama). Ky e bën se këto i interesojnë për pushtetin. Ai mendon që të marrë pushtetin dhe më pas të shkruajë historinë. Integrimi ka 5 vite që ka ngecur. S’ka integrim në vend, Shqipëria ka ngecur. Kemi një pushet paramidal, pa gjykata, pa Gjykatë Kushtetuese. Me krim me drogë, me të gjitha ça kemi rreth e rrotull. Do dëshira shumë që të ndodhte se ndoshta na kushtëzojnë, por jam skeptik. Nëse na mbajnë në klasë, do na tërheqin veshin.”, tha Gjekmarkaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb