TIRANË

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër politikat buxhetore të iniciuara nga maxhoranca, e cila sipas saj, vijon të rrisë pabarazinë mes shoqërisë.

Gjithashtu deputetja ndalet edhe tek projekti “1 miliard euro”, të cilin e cilëson  si nismë shkatërrimtare  për arkën e buxhetit të shtetit.

Përmes nja statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se vitin e ardhshëm borxhi publik nga 71 për qind që është aktualisht do të shkojë në 83, duke çuar ekonominë drejt kolapsit.

Satatusi i Tabakut:

Borxhi i paralajmëruar

Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.

Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit. Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëvve.

Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi. Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb