Avokati Spartak Ngjela në emisionin “Frontline” në News24 foli për kreun e ri të SPAK, Altin Dumanin.

Gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapanço, Ngjela tha se emri i Altin Dumanin nuk i thotë diçka, por shtoi se politika amerikane investon për drejtësinë në Shqipëri.

Më tej tha se kryeministri Edi Rama është shfaqur i frikësuar, ndërsa sipas tij me luftën kundër korrupsionit nuk ka kthim pas.

“Emri Altin Dumani nuk më thotë ndonjë gjë. Por fakti që u mërzit dhe Rama do të thotë se edhe Rama ka frikë.. I paguan Amerika këta. Uashingtoni i paguan, kush të paguan të kontrollon. Rama nuk e dinte këtë. Përse ktheu pasi doli Dumani. Përse ktheu Rama? Çeçua ka biçak thonë lebërit. Ai ka bërë të gjithë legjislacionin, ka paguar dhe do të vendosë drejtësinë anti-korrupsion në Shqipëri në favor të shqiptarëve”, tha Ngjela,

Më tej shtoi: “Ambasadorja amerikane ka deklaruar që SPAK drejtohet nga ne, tha edhe që nuk ka pasur suksese të shpejta sepse prokurorët kanë qenë të trembur dhe të paguar. Tani do t’i heqin frikën dhe të korruptuarit do të shkojnë në burg. Nuk ka kthim pas në luftën antikorrupsion sepse ata që e kanë marrë përsipër do ta çojnë deri në fund”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb