TIRANË – Një sfidë të madhe e të vështirë e ka konsideruar, prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani, vendimin e dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në një prononcim për mediat, menjëherë pas KPK e konfirmoi atë në detyrë, Osmani u shpreh i vendosur se do të vijojë punën e tij.

“Ndihem i cliruar, mandje mund të them i lumtur si ditën qe kam fituar provimin në shkollën e Magjistraturës. Ishte sfidë e madhe, sfidë e vështirë. Ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kaluan procesin po besoj që në shkallët e tjera mund të marrin. Mësimi që morëm është të jemi të kujdesshëm mos tolerojmë asgjë nga puna jonë. Unë do vazhdoj të hetoj çështje sensitive deri në momentin që do shpallet gara për KLP dhe të shpallet rezultati ,- tha ai.

Prokurori Gentian Osmani kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndaj edhe ishte përzgjedhur si pjesë e listës prioritare të vetingut. Ai ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

( Balkanweb )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb