TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë muaj burg për reperin shqiptar Arkimed Lushaj, të njohur me emrin e artit “Stresi”. Në kërkesën e saj, Prokuroria sqaron se ndaj Stresit është kërkuar një muaj burg për akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të policisë”, dhe 5 muaj burg për “drejtimin e automjetit pa patentë”.

Fillimisht këngëtari Stresi u ndalua nga uniforma blu pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë Rrugore, por gjatë kontrollit rezultoi se drejtonte automjetin pa patentë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb