TIRANE– Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja. Sipas Prokurorisë, në mesin e personave të përfshirë në skemën mashtruese është edhe Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë. Drejtori i Tatimeve dyshohet se ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”. Ndaj kompanisë “Fullpet”, Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar hetim lidhur me përfshirjen në një skemë mashtruese financiare. Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimet, si më poshtë:
1. Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg

2. Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg

3. Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg

4. Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg

5. Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg

6. Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: