Në derbin e Milanos të zhvilluar sot në orën 12:30 një banderolë interesante është shfaqur nga tifozët e djajve.

Në tribunën “Curva Sud”, ku rri grupimi i mbështetësve ultras, u shfaq një banderolë gjigante ku shkruhej: “Fluturimi i kondorit mbaroi vërtet. Më në fund edhe ti je parametër zero”.
Tifozet-tallen-me-Galianin-490x306
Tifozët e shtatë herë kampionëve të Europës kanë thumbuar kështu ish-administratorin Adriano Galiani që vitet e fundit ka kryer një merkato me pak shpenzime, shpesh herë me parametro zero.

Për këtë, ka pasur përplasje mjaft herë mes dy palëve, por kontraditave falë pronarëve të rinj iu ka ardhur fundi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: