Ndërkombëtarët nxitojnë të gjejnë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë që konflikti është më pranë se kurrë me forcat ushtarake serbe nga njëra anët e kufirit dhe Policia e Kosovës me KFOR në anën tjetër.

Duket se zgjidhja është në duart e Vuçiç që refuzon dialogun dhe ambasadorët e SHBA, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Gjermanisë dhe BE i kanë shkuar në zyrë Presidentit serb.

Mediat vendase aludojnë se ambasadorët po shkojnë sërish me një propozim për zgjidhje të situatës e uljes së tensioneve, por Presidenti i Serbisë deri më tani ka refuzuar çdo gjë që i është vendosur në tryezë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb