KANE
Gjatë prezantimit të filmit, “Mektoub, My Love” në festivalin e filmit në Kanë, diçka e pazakontë ka ndodhur. Një çift misterioz ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi një burrë është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.
Gruaja e veshur me një fustan të kuq ka thënë “Po”, duke e përqafuar e puthur më pas partnerin e saj dhe sigurisht ky moment s’mund të shpëtonte nga paparacët.
(BalkanWeb)