Ylber Ramadani ka mbyllur këtë sezon në Serinë A si një protagonist i vërtetë, lider i skuadrës së Leçes e cila për herë të parë në histori do të jetë për të 5-tin edicion radhazi në elitë pasi siguroi një herë tjetër mbijetesën.

Në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Xhenoas, ishte pikërisht Ramadani ai i cili foli para mediave, duek shprehur besimin ë kishte pasur se me këtë grup ekipi do të kishte arritur këto rezultate.

“Ky sezon ka qenë një përvojë e veçantë, edhe djemtë që nuk luajtën ishin aty. E merituam të ishim këtu. Nuk dëgjuam asgjë për ndeshjen tjetër. E thashë që nuk ishte një shëtitje. Luajtëm ndeshje të shkëlqyera. Pas golit? E dija, kam përvojë nga viti i kaluar dhe vitet e tjera. Ne donim ta mbanim ekipin të qetë, çdo gjë mund të ndodhte në ndeshje. Nuk na interesonte rezultati i Komo-Kremoneze. Në fund? Isha zëvendëstrajner në fushë. Nuk dua të jem trajner. E falënderoj trajnerin, ai më ka përmirësuar në shumë aspekte të ndryshme.

Jam shumë i lidhur me këtë tokë, më kujton Shqipërinë time. Çdo ditë që e kam të lirë, shkoj në shtëpi dhe kthehem menjëherë. Këtë javë pata disa probleme me gjurin, shtrëngova dhëmbët për të luajtur sot, doja të isha në fushë.

Vitin e kaluar nuk u zhduka, kishte zgjedhje nga trajneri që donte të luante në mënyrë të ndryshme, unë gjithmonë kam qenë profesionist. Goli kundër Torinos shleu gjithë sezonin, këtë vit ndihem më shumë në qendër të gjërave, isha zëvendëskapiten. Ne dinim çfarë të bënim dhe bëmë gjithçka me shokët, ishin vërtet grupi më i mirë që kam pasur që kur kam qenë këtu. I falënderoj ata, tifozët dhe qytetin.

Kur humbnim, i thosha unë drejtorit që të flisja para mediave, e dinim se do të ringriheshim. Kur humbasim, unë jam gjithmonë i pari; nuk i braktis lojtarët e rinj, në këtë qytet vuhet shumë presioni. Isha i pari që flisja kur humbnim ose barazonim. I thosha drejtorit ‘nuk ka problem’.

Kur luajtëm katër ndeshje të forta: Napoli, Roma, Bolonja dhe Inter. Atje mendonim për keq dhe pas gabimit tim, në fund thashë se duhej të bënim pak më shumë për të qëndruar lart. Të gjithë na kritikuan, por në fund mbijetuam edhe falë pikës që morëm në Verona. Kjo bëri diferencën ndaj Kremonezes. Verona na krijoi vështirësi. Kjo bëri diferencën. Dedikimi është për Gracianon. E pashë gruan e tij me fëmijët dhe i thashë: ‘Po e bëjmë këtë për Gracianon, për njerëzit tanë’. Ai është një nga ne”, ishin fjalët e Ramadanit pas ndeshjes historike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb