TIRANË

Pak ditë para protestës tjetër të paralajmëruar nga opozita e bashkuar, PD me sa duket ka nisur organizimin që të jetë një tubim sa më masiv më 16 mars. “BalkanWeb” ka siguruar udhëzimin e Partisë Demokratike të firmosur nga kryetar Lulzim Basha për degët e PD-së në rrethe, të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së

Sipas këtij udhëzimi, kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të datës 16 mars 2019, ora 11.00, në Tiranë.

Të Deleguarit e Kryesisë për secilin qark janë sipas ndarjes së bërë edhe më parë. Ndarja e anëtarëve të grupit të të deleguarve në qark, sipas degëve në përbërjen e qarkut, përcaktohet me konsensus mes kryetarëve të partive dhe anëtarëve të grupit të të deleguarve, ku përcaktohet edhe zona përkatëse e tyre.

“Për marrjen e masave lidhur me protestën të deleguarit e Kryesisë së PDSH dhe kryetari i degës, koordinojnë për organizimin e mbledhjes së Kryesisë së degës. Mbledhja e Kryesisë së degës, të zhvillohet brenda datës 8 mars 2019. Kryetari i Degës njofton të Deleguarin për orën dhe datën e mbledhjes së Kryesisë. Kryesia e Degës dhe të deleguarit, diskutojnë: Përgatitja për pjesëmarrje në protestën e madhe më 16 mars; Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në protestën në Tiranë, apo në protestat lokale; Ndarja e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë; Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh; Parashikimi i pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët”, thuhet në udhëzim.

Po kështu kërkohet përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj.

Po kështu thuhet se për çdo problematikë të hasur nga sot e deri në përfundimin e protestës, koordinatorët e grupit informojnë menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e PDSH, dhe marrin kontakt me kryetarët e degëve për të zgjidhur problematikën e konstatuar apo për t’i nxitur në angazhimin e degës për mobilizimin e protestës.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb