Gazetarët e News24, Ergys Gjençaj dhe Osman Stafa, të ftuar në emisionin “Studio 24”, duke komentuar protestën e 17 prillit të opozitës, thanë se ka ardhur koha që PD të ndryshojë strategjinë e protestave.
Osman Stafa tha se duke parë reagimet e qytetarëve jo vetëm gjatë protestës së 7-të, të premten e kaluar, por dhe reagimet në rrjetet sociale, të gjthë kërkojnë që kjo formë e protestave që po zhvillohen nga PD nuk është përqafuar nga mbështetësit e opozitës.
“Pashë një dhunë të paprecedentë dhe jo propocionalë ndaj protestuesve. Janë hedhur 5 molotovë dhe policia ka ndërhyrë menjëherë.
Ndërsa sheshi ishte bosh nuk kuptohej arsyeja pse duhet të hidhje spray. Nuk arrij ta kuptoj këtë reagim të fortë të policisë,
Pastaj ana tjetër e protestës, edhe në këtë protestë, protestuesit kërkojnë ndryshim strategjie. Edhe ata që e ndjhekin në rrjet, kërkojnë ndryshim strategjie”, tha Staa.
Kurse gazetari Ergys Gjençaj, u tregua kritik ndaj deputetëve të PD, duke iu kujtuar se zgjedhjet vendore janë afër dhe ata duhet ti rikthehen takimeve me strukturat e PD në rrethe dhe takimeve me elektoratin e djathtë.
“Deputetët e PD të veshin këpucët dhe ti bien kryq e tërthor Shqipërisë dhe të takojnë njerëzit, që të kenë sukses pas një viti në zgjedhjet lokale dhe pas 3 vitesh në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjençaj.
Osman Stafa: Pashë një dhunë të paprecedentë dhe jo propocionalë ndaj protestuesve. Janë hedhur 5 molotovë dhe policia ka ndërhyrë menjëherë. Ndërsa sheshi ishte bosh nuk kuptohej arsyeja pse duhet të hidhje spray. Nuk arrij ta kuptoj këtë reagim të fortë të policisë,
Pastaj ana tjetër e protestës, edhe në këtë protestë, protestuesit kërkojnë ndryshim strategjie. Edhe ata që e ndjhekin në rrjet, kërkojnë ndryshim strategjie.
Duhet të konstatoj se në këtë protestë kishte më pak njerëz se në protestat e tjera/
Ergys Gjençaj: Deputetët e PD të veshin këpucët dhe ti bien kryq e tërthor Shqipërisë dhe të takojnë njerëzit, që të kenë sukses pas një viti në zgjedhjet lokale dhe pas 3 vitesh në zgjedhjet e përgjithshme.
