Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve, të cilët shprehen kundër testit të djeshëm, që sipas tyre ishte jashtë programit mësimor.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Malaj ka sulmuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, për të cilën theksoi se kjo e fundit ‘gjeti’ gabimin tek opozita. Sipas ish-zv.ministres, protesta sot ishte një shuplakë e fortë për të gjithë këtë situatë që Ministria e Arsimit ka kohë që po e gatuan.

REAGIMI I MALAJT
Kukulla Besa gjeti “gabimin”, te opozita dhe iku turravrap.
(Për t’i dhënë Çezarit atë çfarë i takon Çezarit! )
Sot maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit!
Protestuan për provimet e maturës shtetërore, në lenden e gjuhës dhe të letërsisë. Protesta sot ishte një shuplakë e fortë për të gjithë këtë çorovole që Ministria e Arsimit ka kohe qe po e gatuan.
Asnjëherë, në asnjë kohë provimi i letërsisë nuk ka qenë kaq i kontensuar, sesa këtë herë, në këtë maturë shtetërore.
Dhe nxënësit kanë te drejtë.
E drejta e tyre për të protestuar buron nga fakti që titullarja e ministrisë jam e bindur që nuk e di që kjo kurrikul është ne vitin e saj të dytë dhe ende mësuesit nuk e kanë bërë të tyre lëndën që ua japin maturantëve.
Zonja ministresh që drejton ministrinë ende nuk e di që kjo kurrikul mbarëkombëtare është ende një dokument që nuk ka as firmën e saj dhe as të paraardhëses, pasi dy vite me parë ndonëse ishte ne fazë pilotimi u hodh si kurrikul ne te gjithë sistemin , po ende i pa testuar plotësisht dhe që mbart një mijë e një probleme.
Maturantët protestuan se ata u ndjenë te keqpërdorur, pasi teza ishte ndërtuar me pyetje që prodhonin subjektivizëm dhe që ishte e pamundur të japin përgjigje shteruese dhe te sakta ne zgjedhje me alternativë.
Kjo i penalizon ata dhe e benë me të vështirë vlerësimin objektivë të këtij provimi.
Maturantët besuan te ministria dhe u zhgënjyen për standardin e tezës dhe cilësinë e saj , kur kjo maturë ishte si gjysma gjeli, nën tërmetin e pandeminë dhe vepra e Lasgushit “Ylli i zemrës” është shkalla më e lartë e vështirësisë, pasi njohja me veprën është ne vitin e dytë të hyrjes së saj , në kërrikullin parauniversitare dhe ne kushtet e Pandemisë shfrytëzimi i bibliotekave ishte e pamundur , e si e tille vepra mbetej e palexuar dhe e panjohur nga nxënësit dhe kjo është paaftësi nga ana e ministrisë , për të kuptuar realitetin ku jetojmë dhe mekanizmi sesi punon Ministria e Arsimit .
Maturantët u revoltuan me të drejtë, pasi ishin të qartë që 7 muaj nuk kishin bëre mësim dhe besuan që politikberësit e ministrisë nuk do të talleshin me padijen e tyre për t’i “kryqëzuar” edhe pse materialet ishin pjesë e programit , po jo të realizuar.
Matura nuk është qëllim ne vetvete , po është provimi i formimit , ku nxenesi nuk garon po ka dëshire dhe aftësi të tregoj sa di , si di dhe sa kulturë dhe dije të qendrueshme ka marr nga programi shkollorë .

Maturantët me të drejtë protestuan , pasi ata nę revoltën e tyre kërkesat i kanë të qarta , jo programi orjentues të ishte pjesë e pyetjeve , por programi që ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhe pandemie duhet të ishte pjesë e fondit të pyetjeve.
Maturantët dhe bashkë me ta dhe prindërit e mësuesit janë të shqetësuar, çfarë do të behet me ta ???
Qartësisht ministria dhe Komiteti i Maturës Shteterore duhet të përgjigjet me zgjidhjen e problemit te tyre.
E kam thene qe ne krye te herës, kjo Pantemi tregoi se ku ka mbrritur arsimi sot.
Asgjë nuk do t’i kishte kushtuar Komitetit të Maturës Shteterore për të
marr vendimin, që ketë vit, të mos i realizonte provimet e maturës, pasi dihet që Matura tashmë është dalëse dhe ashtu si ministritë e vendeve simotrat nëpër rajon dhe botë, t’i vlerësonte maturantët me noten mesatare të tre viteve duke respektuar edhe situatën e jashtëzakonshme të Pandemisë, të mbrojtjes se jetës te maturantëve.
Komiteti i Maturës Shtetërore si organi pergjegjes per kete provim
shtetërorë, duhet të merrte përgjegjësisë dhe përtej organizimit të standardit të provimit, që këtë vit ishte në një qasje tërësisht ndryshe dhe testin dhe modelin e testimet me alternativa, qe ishte per herë të parë në këtë provim kombëtarë, duhet ta kishte orientuar, qartë, saktë dhe me nivel mesatarë, jo qëllim
për të ndërtuar pyetje të vështira , me pergjigje alternative subjektive.
Personalisht e di sa i rëndësishëm dhe sa shumë përgjegjësi kërkon provimi i maturës ai, do mirësi ,profesionalizëm dhe dashuri për t’u bëre dhe nuk është qëllim për të kapur dhe penalizuar nxënësit e mësuesit.
Tek memet e nxënësve “Çfarë bëri Turi, se na iki truri!” është shuplaka me e madhe që i maturantët ia drejtojnë sistemi të sotëm
arsimor !
Dhe të mos harrojmë që ata janë të traumatizuar, të pambrojtur, të çorientuar, të paqartë dhe të stresuar pas karantimit që kaluan.
E tani ,detyra e Komitetit të Maturës Shtetërore është të veproj, të analizojë situatën, të dëgjoj maturantët e mos të penalizoj askënd prej tyre, po të kuptoj realitetin dhe t’u japi shansin të gjithë nxënësve që sot protestuan për dijen dhe në mbrojtje të saj!
Jo penaliz, po vleresim, trasparencë dhe zbatim të standarit dhe cilësisë, pa subjektivizëm!
Maturantën sot i bënë radiografinë arsimit shqiptarë !
Fatkeqesisht Arsimi është prekur nga Govid 19 ! Duhet intubuar që të shpëtojmë arsimin dhe të mbrojmë të rinjtë tanë !Këtë tregoi protesta sot! Këtë ua kemi borxh maturantëve tane të mencur dhe të dlirë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb