ELBASAN- Një ditë pas protestës së nxënësve për mbylljes e shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasan, të cilët akuzuan policinë për ushtrim dhune, vjen lëvizja nga Partia Demokratike.

Mësohet se deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka depozituar sot një kallëzim penal për komisariatin e Elbasanit. Në padinë e siguruar nga gazetari Fatmir Popja për ‘BalkanWeb’ thuhet se policët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Protesta
Protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ata kërkuan hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti, ndërsa në shenjë kundërshti bllokuan rrugën për gati 6 orë. Protesta nisi prej orës 12:00, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve erdhi duke u rënduar, nga lodhja dhe uria.

Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në videot e publikuara dje, shiheshin fëmijë që qanin, madje kishte dhe nga ata që ishin plagosur në fytyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb