Një polic ka mbetur i lënduar në protestën e organizuar këtë të premte. Situata u tensionua menjëherë, pasi pati përplasje të efektivëve me protestuesit.

Si pasojë e sulmit me bomba molotovë dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Mësohet se efektivit i ka shpërthyer një kapsollë në trup. Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: