Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e mbylljes së protestës nga selia blu, denoncoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe drejtuesve të lartë të PD, si Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

“Sot në emër të Ballukut dhe Ramës, Skënder Balluku shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të PD. Luçiano Boçi është në spital me djegie, Noka pësoi goditje por vazhdon detyrën, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, një hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit. Drejtues dhe veprimtarë të tjerë janë të plagosur. Sot, Sokol Balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve”, tha Berisha.

Sali Berisha: Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori të një regjimi që u suall sonte si një pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot me urdhër të Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari, besëpreri Bizhga dhe Enton Allushi, shefi i njësisë operative kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë, nuk kanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë por janë kriminelë që mendojnë se do të zbrapsin një popull të tërë në emër të dyshes Rama-Balluku,

Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri në ditën e fundit të jetës së tyre, nuk ka forcë në botë që ti mbrojë nga ndëshkimi popullor. Sot në emër të Ballukut dhe Ramës, Skënder Balluku shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të PD. Luciano Boci është në spital me djegie, Noka pësoi goditje por vzhdon detyrën, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, një hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit. Drejtues dhe veprimtarë të tjerë janë të plagosur. Sot, Sokol Balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb