Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pas protestës dyditore të ndodhur në Tiranë kukndër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, që sipas tij, në frymëzimin e Sali Berishës, po ‘udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune”.

“Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb