TIRANË- Forca të shumta policie janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rreth e rrotull Kryeministrisë për të mbikëqyrur protestën e opozitës që do të mbahet mes godinës së qeverisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

protesta--pd-policia

Kamera e News24 ka mundur të fiksojë edhe një efektiv nga tarraca e kryeministrisë teksa kontrollon me dylbi të gjithë perimetrin ku ndodhen qytetarët.

Po kështu sipër godinës janë vendosur edhe snajperistë. Kjo është një masë e përcaktuar me protokoll në të tilla situata për të siguruar maksimalisht institucionet kryesore të vendit.

pamje-me-dron-1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: