TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e banorëve të Astirit përballë Parlamentit, e cila u shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Rama thotë se dhuna ndaj punonjësve të policisë nuk do tolerohet, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që janë me dokumente të rregullta ta distancohen nga ata që ai i quan zaptues profesionistë si dhe nga politika qorre.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”- shkruan Rama.

Kujtojmë se nga protesta e banorëve të zonës së Astrit u plagosën 12 punonjës policie nga tymyeset de shashkat e hedhura.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: