Në një intervistë në “News24”, kreu i Unionit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, foli për protestën madhështore që mbahet në Tiranë. Një protestë sot bën 26 ditë dhe pritet të nisë në orën 19:00, me kërkesën e qartë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës, ai theksoi se kjo protestë është ndër më të rëndësishmet duke vlerësuar edhe rolin e rinisë, për të cilën u shpreh se vrau frikën dhe se e ka çuar Shqipërinë në piedestal.

Ai u shpreh se kryeministrit Edi Rama do të japë dorëheqjen sepse nuk mund ta përballojë këtë uragan popullor që ka mbushur sheshet.

“Rinia shqiptare vrau frikën e çoi në piedestalin botëror kombin shqiptar. Sot bota në njeh si qytetar që duam lirinë, që mbrojmë mjedisin që i shërbejmë kombit dhe pa u tutur ndaj një diktature që është instaluar në Shqipëri gjatë 35 viteve. Në ’90 u gënjyem, u gënjyem me sloganin “Shqipërinë si gjithë Europa”, prisnin demokraci në vend. Diktatura staliniste, këto dy parti në Shqipëri janë tipike staliniste, kanë ndërruar vetëm emrat. Kërkojnë që protestën ta shuajnë, dhe duke krijuar një forcë politike, kërkojnë të jenë autor edhe në zhvillimin e Shqipërisë së re, Sepse janë diskretituar botërisht.  Misioni është më i madh se forca politike, misioni i lirisë…Shqipërinë e Re nuk e kuptoj me Ramën dhe Berishën. Shqipërinë për 35 vite nuk e lanë të demokratizohej. Dorëheqja e Ramës, do të ndodhë së zbën, uraganin popullor nuk mund ta përballosh. U ka kthyer demokracinë shqiptarëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb