Pas protestës së studentëve  të fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës për të dytën herë rradhazi, ka pasur  reagime të forta edhe  nga rradhët e LSI-së.

Dy deputetet e LSI-së, Floida Kërpaci dhe Keidi Mehmetaj kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentet që kundërshtojnë tarifën.

Kërpaçi shkruan tarifa e vendosur nga Këshilli i Ministrave në maj të këtij viti, rëndon tepër ekonominë e familjeve shqiptare, duke qenë se studentët  detyrohen të paguajnë 4-fish për çdo provim të mbartur.

Deputetja e LSI-së thekson se ky vendim mund të sjellë braktisjen  masive të shkollës dhe largimin e të rinjve  nga Shqipëria.

“Pra nje familje Shqiptare pervec tarifes vjetore qe paguan, i duhet te paguaj edhe 4-fish me shume per cdo provim te mbartur! Ky vendim,detyron studentet te braktisin shkollen dhe masivisht te kerkojne largimin nga Shqiperia!

Arsim cilesor nuk ka, punesim per te rinjte nuk ka, pagesat jane qesharake, jetesa studentore eshte shume e shtrenjte!”, thekson ajo.

Të njëjtin qëndrim ka edhe Mehmetaj, e cila  shprehet se studentet tani po detyrohen të paguajnë 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb