Nga MARIGLEN MERTIRI*

TIRANE – Më pak se gjysma e infermierëve që u futën në provimin e shtetit mundën të kalojnë këtë testim. Paraqitja e tyre e dobët duket se ruan një konstante, pasi edhe këtë vit, pavarësisht se procesi zgjat deri më 28 janar, nga të dhënat paraprake ata mbeten më pak të përgatiturit për profesionin që duan të ushtrojnë.

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të provimit deklarojnë se nga statistikat e muajit maj, kanë mundur ta kalojnë këtë provim vetëm 47% e kandidatëve. Ndërsa në ndryshim nga infermierët, më të përgatiturit mbeten mjekët, të cilat e kanë kalueshmërinë nga ky provim 91%.

Megjithëse, ligjërisht ky provim të jep të drejtën të ushtrosh profesionin, shtuar kësaj edhe eksperiencën dhe diplomat ndërkombëtare, mjekët i qëndrojnë fort kundërshtimit të testimit të tyre pas kalimit të këtyre hallkave.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: