Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë SocialistE për përjashtimin me 10 ditë nga seancat e plenare për 8 deputetët e PD.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi ka shkruar se ‘sipas matematikës së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës është bllokuar  foltorja, ndërkohë që elektronika tregon të kundërtën’.

  • foto galeri

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

EUNUKËT DHE FAKTET

Eunukët paskan kërkuar përjashtimin tonë nga Parlamenti!?

Sipas “matematikës” së Linditës paskemi bllokuar kohën e foltores.

Ndërkohë që “elektronika” e Linditës thotë të kundërtën.

Ne kemi kërkuar thjeshtë fjalën tonë sipas rregullores, për procesverbalin e seancës dhe për procedurë, e cila na është mohuar.

Shihet qartë në foto!

Në ekran gjatë votimit dalin qartë emrat tanë në kërkesën për të folur.

Por Linditës e “korrupton” Rama me mënyrat specifike për të sulmuar opozitën.

Kujtojnë se do fitojnë heshtjen!

Sa mjeranë janë eunukët!!!??

Dhe kur faktet i kanë brenda e mohojnë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb