Partia Socialiste ka caktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare për legjislaturën e re. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë Ermonela Felaj raporton gazetari Ergys Gjencaj për BalkanWeb.

Mimi Kodheli pasi mori mandatin e lënë nga Najada Çomo ka marrë edhe drejtimin e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Po ashtu Komisioni i Ligjeve do të drejtohet nga Klotilda Bushka, Ekonomia dhe Financat nga Eduard Shalsi, Siguria nga Nasip Naço dhe Arben Pëllumbi Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.
Opozita nga ana tjetër merr Komisionin e Integrimit Europian dhe atë të Medias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb