Etapa e 3-të e Xhiros së Italisë 2026 u mbyll me një sprint shumë të fortë në Sofje, ku francezi Paul Magnier arriti një tjetër fitore në këtë edicion. Ai mposhti në vijën e finishit italianin Jonathan Milan dhe holandezin Dylan Groenewegen.

Etapa prej 175 kilometrash, me nisje nga Plovdiv, përfundoi në kryeqytetin bullgar pas një itinerari kryesisht të kontrolluar nga pelotoni. Ngjitja e vetme serioze ishte Passo Borovets, por nuk rezultoi vendimtare për ndarjen e garës. Në fillim u formua një shkëputje me tre çiklistë, të cilët arritën deri në tre minuta avantazh, por u mbajtën gjithmonë nën kontroll nga grupi kryesor. Në kilometrat e fundit, pelotoni e neutralizoi arratisjen vetëm 400 metra para finishit, duke hapur rrugën për sprintin masiv.

Jonathan Milan ishte i pari që nisi sprintin, por e hapi shumë herët dhe u parakalua në momentin vendimtar nga Magnier, i cili mori fitoren me një finish të ngushtë dhe të vendosur në fotofinish. Në renditjen e përgjithshme, uruguaiani Guillermo Silva mban ende fanellën rozë dhe ruan epërsinë me 4 sekonda ndaj gjermanit Florian Stork dhe kolumbianit Egan Bernal.

Jonas Vingegaard, favoriti i madh i Xhiros, është 10 sekonda larg kreut. Xhiro mbyll kështu tri etapat bullgare, ndërsa do të rikthehet të martën në Itali për etapën e katërt, Cosenza–Catanzaro (138 km), ku pritet sërish një sprint për çiklistët e shpejtë.DHGF

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb