Aktivisti Migen Qiraxhi u shpreh kandidatura e Erion Braçes për Bashkinë  e Tiranës tregoi se Partia Socialiste nuk ka një ‘jetë demokratike të brendshme’.

Gjatë një intervistë në “News24” , aktivisti Qiraxhi tha se Erion Braçe është viktimë e partisë së tij, pasi sipas tij kryeministri Rama ka treguar që vendos ai, dhe është është parë që vendimet rëndësishme i njofton edhe me Asamble.

Më tej theksoi se ‘kaosi në PS tani është se nuk ka një dysh dhe disa dysh po ikin në burg. Pra fati i 2 është se shkon prapa hekurave. Ne këtë kuptim duhet të kuptojmë kush mund të jetë trashëgimtari i PS. Pak e besoj faktin që mund të vijë nga radhët jopolitike”.

Më tej ai theksoi se në Braçe ka avantazhe, por sërish kaosi në PS nuk i jep mundësinë e duhur.

“Ai ka një avantazh që vjen nga zgjedhje ku e ka testuar votën e vet dhe ndaj edhe ka njëlloj kurajë. Ai ka qenë në listat e hapur dhe e theu dhe kjo është edhe një arsye që i jep edhe kurajë. Nuk di nëse kjo është ajo që po ndodh në PS, por ka nxjerrë një kërkesë që lidhet me kandidimin e Bashkisë së Tiranës. Por na jep të kuptojmë që është pjesë e në formacioni politik të një partie që nuk ka jetë demokratike të brendshme. Sepse vendos kryetarin e Tiranës, kryeministri nga Asambleja, ndërkohë që duhet të jenë qytetarët ata që kanë forume, degë seksione diskutojnë, nxjerrin propozime dhe më pas e zgjedh kryetari. Në këtë kuptim Erion Braçe është viktimë e partisë së vet ku nuk ka kontribuar dukshëm për një atmosferë demokratike brenda partisë së tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: