PS nis negociatat me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri. Ditën e sotme do të zhvillohen takime në kuadër të këtij procesi, me përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare, ku do të flitet për profilin e kreut të shtetit.

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është takuar sot më Mesila Doden në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë bisedimet ndërmjet Ballës dhe Fatmir Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 tha se në kryesinë e Kuvendit është edhe Enkelejd Alibeaj, por takimi me të nuk është në axhendë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: