Shkencëtarët kanë identifikuar gjenin i cili ndikon në dëshirën tonë për të pirë një sasi të caktuar të kafesë.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Scientific reports” dhe ato zbulojnë se njerëzit me variatete të gjeneve në ADN si PDSS2 kanë tendencë të pinë më pak kafe në krahasim me ata që nuk kanë variant të gjeneve.

Ky gjen mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave që të absorbojnë kafeinën, duke e mbajtur më gjatë në trup dhe në këtë mënyrë të ulet sasia e kafesë si nevojë për organizimin.

Autori kryesor i studimit, Nikola Pirastu nga Instituti pranë Universitetit të Edinburgut tha se rezultatet sugjerojnë se dëshira për konsumim të caktuar të kafesë është e ndërtuar në gjenet tona.

Hulumtuesit thonë se ky është një zbulim interesant, por nevojiten studime shtesë për të konfirmuar rezultatet dhe të shpjegojnë lidhjen biologjike ndërmjet PDSS2 dhe dëshirës për kafe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: