Një fëmijë fillon të shajë, sepse ai thjesht ka aftësinë për të mësuar fjalë të reja. Një fëmijë i vogël dëgjon dhe përsërit si një “papagall”. Ai nuk ka aftësinë të filtrojë atë që dëgjon, të dallojë të drejtën nga e gabuara.

Fëmijët kuptojnë se duke përdorur fjalë të pista tërheqin vëmendjen e njerëzve që i rrethojnë, të cilët, në këtë mënyrë, besojnë se mund t’i “kontrollojnë”.

Fëmijët “imitojnë” atë që dëgjojnë nga prindërit, vëllezërit e motrat më të mëdhenj, shokët e klasës në shkollë, televizori, miqtë e tyre, njerëzit e lagjes. Kur përdoren fjalë të pista në makinë apo në një ndeshje futbolli, në biseda me bashkëshortin, atëherë kemi edhe përgjigjen për “pse” fëmija shan.

Fëmijët më të mëdhenj (mbi 4 vjeç) përdorin fjalë sharje për t’u treguar prindërve dhe njerëzve përreth tyre në përgjithësi se janë rehat.

Edhe në moshat më të mëdha, shumë fëmijë besojnë se sharjet i bëjnë të duken më “djalë”, më të zgjuar, më të pranuar nga bashkëmoshatarët.

Fëmijët relativisht të mëdhenj shpesh përdorin fyerje në shtëpi për të ndëshkuar dhe t’u hakmarrë ndaj prindërve të tyre.

Po si uhet të sillen prindërit në këto raste?

Ata duhet t’i shpjegojnë fëmijës se thënia e fjalëve të tilla prindërve, të afërmve ose miqve e bën ata të trishtohen dhe të ndihet keq. Duhet t’u shpjegohet edhe se fjalë të tilla nuk përdoren në shtëpi, në familje, sepse nuk duam të mërziten njerëzit që duam.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të shqetësohen për arsyet pse një fëmijë shan. Përveç imitimit, fëmija mund të përdorë fjalë të pista për të tërhequr vëmendjen e tij. Nëse ata e kuptojnë se kjo është me të vërtetë arsyeja kryesore, atëherë:

-Së pari i shpjegojnë fëmijës arsyet pse duhet të shmangë përdorimin e fjalëve dhe frazave të tilla,

– Herën tjetër që i thotë, dalin nga dhoma dhe e lënë vetëm ose i kërkojnë të shkojë në dhomën e tij,

– Nëse janë në shtëpi të huaj, në ditëlindje apo diku tjetër jashtë shtëpisë, e marrin fëmijën dhe largohen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: