Shtetet e Bashkuara i besojnë raporteve se luftanija ruse, Moskva është goditur nga raketat ukrainase.

Raketat e përdorura besohet të jenë të llojit Neptun, të cilat shkaktuan fundosjen e anijes që gjendej në ujërat e Detit të Zi.

Zyrtari tha se nuk ka një pamje të qartë pse mbrojtja ajrore e anijes nuk u fut, por shpjegoi arsyet e mundshme pse kolapsoi krenaria e marinës së Rusisë, raporton skynews.

Katër arsyet e mundshme pse nuk reagoi me kohë luftanija:

Problemet e mirëmbajtjes mund të kenë ndikuar në sistemet;
Sistemet e mbrojtjes ajrore mund të mos jenë aktivizuar;
Raketat mund të kenë ardhur nga një kënd që iu janë shmangur sistemeve të mbrojtjes ajrore;
Një dron mund të ketë shpërqendruar mbrojtjen ajrore, siç kanë raportuar disa herë më parë.

Autoritetet ruse kanë pohuar se luftanija doli jashtë përdorimit për shkak të një zjarri që përfshiu bordin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb