PATOS

Një sherr mes fqinjësh ka ndodhur në Patos që ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se dy personat e përfshirë në sherr Alionid Sali dhe Përparim Seati ishin fqinjë por familjet e tyre nuk flisnin dhe ishin në sherr.

Sherri mësohet të ketë filluar nga një prej tyre i cili i është drejtuar tjetrit me fjalët ‘’pse më sheh ashtu’’, teksa ka qenë 31- vjeçari Sali që ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur Seatin.

Seati u dërgua menjëherë në sallën e operacionit teksa mësohet se është nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa Alionid Sali u arrestua 6 orë më pas në një fshat të Mallakastrës pasi u largua me automjetin ‘Benz’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb