Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një dalje publike i është përgjigjur kryeministrit Rama, pas deklaratave të këtij të fundit, që në njëfarë mënyre intimidonin opozitën e bashkuar.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se 25 prilli është data e skadencës së qeverisë Rama. Sipas saj, LSI dhe PS nuk mund të bëjnë kompromise dhe shtoi se kryeministri Rama këto 8 vite e ka lënë vendin në kushte të vështira.

“Sot në vend të parë kemi Etilda Gjonaj, deri dje të parin kishim Xhafajn por sot e kemi të 23. Të na shpjegojë Etilda lidhjen me lojërat e fatit dhe lidhjet me bandit që i degdisi në Itali për të mos gjykuar me SPAK-un. Evis Hushi që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimin e gjuhës shqipe. E them këtë sepse arsimi shqiptar është arsimi që fëmijët e shqiptarëve nuk do të mësojnë asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe dhe ato që janë parashikuar nga Konventa dhe jo gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet si do vetë. Rama e di shumë mirë që arsimi shqiptar nuk do të jetë pjesë e listës së largët. Pse lista e Edi Ramës është humbës? Është e qartë, ai është humbëse dhe kjo do të dëshmohet me 25 prill. Rama rriti taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës, vendosi para në parkingjet e Tiranës që paguhen 4-5 herë nga qytetarët. Edi Rama rriti taksat e pastrimit, Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse shkatërron prodhimet e fermerëve, sepse Edi Rama krijon importin dhe liron hapësira pa fund, për prodhimet e huaja. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI, sepse lista jonë është lista e socialistëve të vërtetë, ndërsa Rama nuk ka asnjë socialist. E ato pak që kishte i largoi, i fyeu e më pas it ha nuk iu dua. Rama ka frikë, sepse ka frikë nga vendet e reja që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi, shëndetësia cilësore që do i ofrohet shqiptarëve. Rama ka frikë nga LSI sepse s’bën kompromis me to, ka dy qëndrime të ndryshme. Qëndrim të ndryshëm nga oligarkët. LSI ka një qëndrim kundër shpopullimit. Edi Rama ka një problem të madh me LSI, sepse ai nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Edi Rama nuk ka ç’të thotë për LSI e di shumë mirë që goli i 25 prillit nuk është i LSI, por i shqiptarëve, që nuk bëhet as me offside, as me portë bosh. Goli do të bëhet nga porta në portë dhe atë do e bëjnë socialistët e vërtetë. Data jote e skandencës është 25 prilli, rruga jote do të jetë shumë e thjeshtë. Duke pasur të gjitha televizionet, SPAK-un, OFL, çdo gjë, por ama nuk ke me vete popullin shqiptar, sepse i ke mashtruar, gënjyer. Edi Rama ti je vetëm një burrë, që do ngelesh një humbës. Do mbahesh mend si njeriu që shkatërroi shqiptarët. Do mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë më 25 prill”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb