7 dite për të vendosur përfundimisht të ardhmen. C.Ronaldo është më i bindur se kurrë, kërkon të largohet nga Juventus por jo çdo gjë është në dorën e tij, paga e tij e lartë bën që klubet të stepen për ti ofruar një kontratë sipas shijeve të tij në këtë periudhë të vështirë ekonomike. Situata në të cilën ndodhet CR7 nuk është shumë e qartë, mediat kanë versione të ndryshme. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, e vetmja skuadër e mbetur në valle për të siguruar shërbimet e tij është Man.City.

Kane
Kane

Palët kanë vendosur kontaktet e para, por tratativat do të merrnin formë të plotë vetëm nëse Harry Kane nuk arrin të transferohet tek “qytetarët”, për momentin kapiteni i “tre luanëve” është preferencë e parë. Nëse për një arsye apo për një tjetër, kjo tratative dështon, Pep do të jap dritën jeshile për të transferuar Ronaldon. Në terma ekonomik nuk është një transferim i pamundur për sheikët e City, kartoni i Ronaldos kushton 29 milion euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga mediat italiane, në Spanjë kanë një tjetër version. CR7 mund të transferohet në Paris pasi klubi francez i ka hapur dyert Mbappe të largohet tek Real Madrid. Nga shitja e Mbappe, PSG do të përfitonte minimalisht 150 milion euro plus do të kursente pagën e tij, me këto para janë të gatshëm të transferojnë Ronaldon për të formuar një tredhëmbësh si kurrë më parë, Ronaldo-Messi-Neymar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb