Kylian Mbappe është projektuar prej kohësh si lojtari i vetëm i cili mund të “trashëgoj” fronin e futbollistit më të mirë në planet. Është shume i ri, vetëm 19 vjeç, ka shumë klas, i shpejtë, teknikë dhe mbi të gjitha ka shijuar titullin e kampionit të botës, diçka që nuk e arritën kurrë në karrierën e tij të mrekullueshme as Messi e as Ronaldo, të paktën jo deri më tani. Mbappe shihet dhe si lojtari i cili do të vendos një rend të ri në tregun e transferimeve, si lojtari më i shtrenjtë në botë, por të gjitha këto për momentin janë projeksione, e vetmja që e sigurt është fakti se PSG po i qëndron ngushte një lojtari që dëshiron të fitoj gjithçka në rang klubesh dhe në aspektin personal.


Marca
Marca

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Mbappe po shfaq gjithnjë e më shumë dëshirën e tij për të mos rinovuar kontratën me PSG. Jo vetëm “Marca” por dhe “Mundo Deportivo” është në këtë linjë: Mbappe nuk është më i lumtur në Paris, këtë e vërtetoi edhe gjatë sfidës kundër Montpellier ku u zëvendësua në kohën shtesë.


Tuchel
Tuchel

Marrëdhënia e tij me trajnerin Tuchel nuk është nga më të mirat, por as me drejtuesit e klubit të cilët po dështojnë për të ndërtuar një ekip fitues në Champions. Pikërisht trofeu më i rëndësishëm në rang klubesh, mund të jetë përcaktues për të ardhmen e tij, nëse PSG dështon sërish të jetë fitues apo të ketë një projekt ambicioz, Mbappe mund të mos pranoj rinovimin e kontratës e cila i skadon më 2022. Nga ana tjetër as Reali, një nga të paktët ekipe që mund të përballoj kostot e transferimit të tij, nuk ka qëndruar në heshtje, përkundrazi kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për ta afruar në Madrid.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb