Prej kohësh, Neymar dhe Mbappe kanë qenë dy nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, i pari për një rikthim në Barcelonë ndërsa francezi i lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid. Covid-19 i dha fund aludimeve pasi është thuajse e pamundur që dy lojtarët të largohet këtë periudhë nga Parisi. Drejtuesit e klubit as që e mendojnë të privohen nga dy prej lojtarëve më të mirë në qarkullim, jo vetëm kaq por po mendojnë dhe po punojnë për rinovimin e kontratave, fakt të cilin e pranoi drejtori sportiv, Leonardo:

Leonardo Psg
Leonardo Psg

“Dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me ta, kjo është e qartë. Të gjithë e dinë këtë, kemi folur edhe me lojtarët. Duhet të gjejmë momentin e duhur dhe mënyrën e duhur për të rinovuar kontratën. Është fat të kesh dy lojtarë të tillë në një skuadër, kemi dy lojtarët më të mirë në botë pas Messi dhe Ronaldos. Mbappe? Ndjesia është se për të po vjen diçka e rëndësishme këtu, është një martesë perfekte”, u shpreh Leonardo për Canal+.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb