Dështimi në sezonin që lamë pas nuk i ka lënë duarkryq sheikët e PSG. Presidenti Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë fund zërave se Mbappe këtë verë mund të largohet nga Parisi.

Për L’Equipe ai ka deklaruar se ‘’Do jem i qartë. Mbappe do të vijojë këtu tek PSG, ne nuk do e shesim kurrë dhe ai kurrë nuk ka për t’u larguar si lojtar i lirë. E pamundur.’’

Nuk mbetet me kaq, raportohet se Gigi Ëijnaldum është joshur nga oferta e PSG dhe nuk ka më dëshirë të shkojë tek Barcelona. Holandezi duket se ka zgjedhur Parisin edhe pse gjithçka duhet të zyrtarizohet.

Më tej, PSG ka filluar ‘shopping’ në Milano. Hakimi dhe Donnarumma janë dy objektivat. Portieri i Milanit është tashmë me sytë larg ‘San Siro’ dhe me patjetër po kërkon një ekip dhe PSG po shfrytëzon situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb