Paris Sën Zhërmeni kthehet në sulm për mesfuhsorin serb të Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç. është i bindur për këtë “L’Equipe”, që është gjithnjë i mirëinformuar për lëvizjen e klubit parizien. Serbi kishte përfunduar në shenjestrën e francezëve dhe në verën e vitit 2018, por tratativa u prish për shkak të 120 milionë eurove të kërkuara nga Lotito

Shifër kjo që Leonardo duket se ka ndërmend t’ja u propozojë tani bardhekaltërve, por jo vetëm për kartonin e Sergejt, por edhe për atë të Adam Marusiç. Të dy lojtarët kanë si agjent Mateja Kezhman dhe në aksin Romë-Paris në ditët e fundit janë regjistruar kontakte të vazhdueshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb