Paris Saint-Germain është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pas humbjes 2-1 që pësoi ndaj Rennes në javën e kaluar.

Kampionët në fuqi të ligës franceze kanë mposhtur Metzin 2-0 në transfertë,nëdrsa golat u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë për parisienët e realizoi Angel di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Choupo-Moting (43’) dyfishoi epërsinë për PSG-në  pas asistit të Marco Verrattt. Ndeshja e dytë nuk pati shumë histori dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, 0-2. Pas javës së tretë, PSG gjendet në vendin e parë me nëntë pikë, po aq sa ka Rennes në vendin e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb