PSG ka fituar me rezultatin e thellë 1-5 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Ligës 1 franceze ndaj Metzit. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, nuk e përballoi dot forcën e milionerëve të cilët kishin hedhur në fushë që nga fillimi dy blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit, Nejmar dhe Mbape.

Kavani kaloi PSG-në në avantazh në minutën e 31-të, ndërkohë që Riviere barazoi shifrat në minutën e 37. Në minutën e 59 Mbape shënoi golin e parë me fanellën e parisienëve duke debutuar në mënyrën më të mirë. 10 minuta më vonë ishte Nejmar dhe thelloi avantazhin, ndërsa Kavani shënoi golin e dytë personal në minutën e 75-të. Lukas vulosi rezultatin 1-5 në minutën e 87.

Pas këtij takimi, PSG numëron 15 pikë të plota duke mbajtur e vetme kreun e renditjes, në pritje që Monako të zhvillojë ndeshjen përkatëse të kësaj jave. Ndërkohë Metz i ka bërë një nisje shumë të dobët sezonit pasi i ka humbur të pesta ndeshjet./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: