Të mërkurën, Champions League rezervon një tjetër sfidë “bombe”, PSG-Barcelona. Përballë janë dy klube me filozofi shumë të ndryshe, duke nisur nga kupola drejtuese, ku sheiku Al Khelaifi ka dalë në krah të UEFA-s, ndërsa nga ana tjetër Laporta është promotori kryesor i krijimit të Superligës. Barcelona prej vitesh e ka mbështetur filozofinë e saj te akademia, te prodhimi i tyre, ndërsa PSG mbetet në kërkim të yjeve që shkëlqejnë, si në rastin e Neymar apo Messi. Gjigandët francez janë vënë sërish në ndjekje të yjeve të Barcelonës, i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e tyre është Pedri.

Yyyyyy
Yyyyyy

L’Equipe shkruan se PSG ka vendosur Pedrin në majën e listës së dëshirave, por 19-vjeçari ka një kontratë deri në 2026 dhe një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro. Kjo është një klauzolë anti-PSG, për të shmangur skenarë si në rastin e Neymar, ku PSG nuk u fut fare në negociata me klubin por pagoi 222 milionë euro duke blerë kartonin e brazilianit. Kundër largimit të Pedrit në mënyrë të qartë doli edhe trajneri Xavi:

Enrique
Enrique

“Pedri nuk duhet të shitet, duhet të qëndrojë me çdo kusht, ai duhet të jetë kapiteni i së ardhmes i Barcelonës”, u shpreh Xavi.

PSG-Barcelona është një sfidë e veçantë edhe për Luis Enriquen, trajner që në krye të Barçës fitoi edhe Champions League: “Të luaj kundër Barcelonës është e vështirë për mua në aspektin emotiv, por në të njëjtën kohë është stimuluese. Dua të bëj një punë të mirë. Dua që skuadra ime të fitojë këtë ndeshje. Dua t’i tregoj atyre, por dhe vetes time, se jam profesionist i një niveli të lartë. Për të thyer Barcelonën duke të jemi në versionin tonë më të mirë. Barcelona është një klub i një niveli shumë të lartë, është një skuadër e mirë. Do të jetë e vështirë, por besoj se edhe ne kemi një nivel të lartë, jemi në një moment të mirë dhe besoj se mund të kualifikohemi”, theksoi ndër të tjera Luis Enrique.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb