TIRANË

“U befasova!” kështu është shprehur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku, i cili së fundi rezultoi të jetë patronazhisti i ish kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të të dhënave personale. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

Baku tha mes të tjerash se nxjerrja e të dhënave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike.

Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb