BRITNAI E MADHE

Eshtë publikuar traileri i parë i intervistës së Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey.

“Unë thjesht dua ta bëj të qartë për të gjithë se nuk ka asnjë temë që është jashtë kufijve”, tha Winfrey në klip, e cila më pas i thotë Meghan, “heshtët apo ju bënë të heshtni?”

“Shqetësimi im më i madh ishte përsëritja e historisë. Nuk mund ta imagjinoj, se si ka qenë për të të kalonte të gjithë vetëm sepse ishte tepër e vështirë por të paktën në të dy kemi njëri-tjetrin”- tha Harry duke folur për nënë e tij.

Ai e pranoi me gojën e tij, me figurë dhe zë se i druhej përsëritjes së historisë. Mendonte se Meghan mund të kishte të njëjtin fat si nëna e tij që e ndjekur nga paparacët të humbte jetën.

Në videon e shkurtër Meghan nuk flet por dëgjohet gazetarja Oprah që e pyet nëse ka pasur “një pikë thyerje dhe nëse “ajo ka heshtur ose është detyruar të heshtë”. Deri më 7 mars mund ta imagjinojmë përgjigjen e Meghan.

Në fund të trailerit, Ëinfrey, i cila është gjithashtu një nga fqinjët e Meghan dhe Harry në lagjen e tyre Montecito në Kaliforni, i tha çiftit: “Ju keni thënë disa gjëra mjaft tronditëse këtu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: