Cindy Marina dhe Adelina Tahiri janë dy konkurrentet që mbetën në fund të garës së vallëzimit në “Dance Albania”. Pas eliminimit të Melisa Lleshit gjatë mbrëmjes, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.

Diferenca e votave midis dy konkurrenteve është e ngushtë pasi luftohet vetëm për një përqindje fare të vogël që do të kthejë rezultatin. Momenti i shpalljes së fitueses që ka arritur të fitojë zemrat e publikut në këto 14 javë vallëzimi mbërriti.

  • foto galeri

Kupa e ‘Dance Albania’ shkoi për Adelina Tahirin.

“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha këngëtarja e emocionuar ndërsa falënderoi sërish për mbështetjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: